Kërkesë për bashkëpunim nga Policia

Publikuar më:

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi dhe video-sekuencë.

Personi i dyshuar kërkohet për veprën penale ‘shpërdorim i pasurisë së huaj’ e ndodhur me datën 31.01.2026 në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicën e Jugut.

Për çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e saj, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 080019999 përmes e-mailit: [email protected].

JU REKOMANDOJMË