Ish-sekretari i Trepçës, Hasan Preteni, i drejtohet Kurtit me kritika të ashpra ndaj Bordit dhe menaxhimit

Publikuar më:

Ish-sekretari i ndërmarrjes “Trepça”, Hasan Preteni, i është drejtuar publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke shpërthyer me kritika të forta ndaj Bordit Mbikëqyrës dhe menaxhimit aktual të kësaj ndërmarrjeje.

Në reagimin e tij, Preteni shprehet se përfundimi i karrierës së tij në Trepçë ishte një privilegj dhe nder i veçantë, duke e cilësuar këtë ndërmarrje si simbol dinjiteti dhe krenarie. Megjithatë, ai thekson se gjendja aktuale në Trepçë është shqetësuese dhe larg standardeve profesionale që, sipas tij, kjo ndërmarrje ka pasur ndër vite.

Preteni kritikon ashpër Bordin Mbikëqyrës, duke e cilësuar atë si joprofesional dhe të ndikuar, ndërsa pretendon se vendimmarrja është e përqendruar tek një person i vetëm, Alban Krasniqi. Sipas tij, që nga viti 2021 nuk ka pasur vendime që avancojnë punën e ndërmarrjes, por vetëm largime dhe shkarkime.

Ai gjithashtu ngre shqetësimin për ushtruesit e detyrës në pozitat kyçe, duke theksuar se shumica e drejtuesve të njësive, si dhe zyrtari kryesor financiar dhe sekretari, janë në detyrë si ushtrues, çka sipas tij ndikon negativisht në funksionimin dhe integritetin institucional.

Në fund, Preteni i bën thirrje kryeministrit Kurti që të ndërmarrë hapa konkretë për reformimin e Trepçës, duke kërkuar emërimin e një bordi profesional, mbajtjen e mbledhjeve në Mitrovicë gjatë orarit të punës, si dhe përfshirjen e kuadrove profesionale, veçanërisht nga rajoni.

Ai gjithashtu kërkon ndryshime ligjore për Trepçën dhe një qasje më serioze në menaxhimin e ndërmarrjes, në mënyrë që ajo të rikthejë funksionin dhe dinjitetin e dikurshëm.

Postimi i plotë nga Preteni:

Kryeminister, a e njeh Alban Krasniqin? Ishte kenaqesi e veqante qe fundin e karieres profesionale te perfundoi ne Trepce, e dua dhe u identifikoja me te.Nuk ka perfundim me te dinjitetshem se ky. Trepca dinjitet dhe krenari. E qka po mdodhe sot? Te gjithe inxhinieret e saj nuk kane dinjitet dhe shkollim profesional sa kishte inxh. Minir Dushi,Bordi Mbikqyres eshte jo profesional dhe i shantazhuar.Alban Krasniqi vendos per gjithqka,nga derivon fuqia e ti nuk e di por se i gjithe bordi vendos vetem ne baze te qendrimeve te Albanit. Nga viti 2021 nuk ka asnje vendim qe e avanson punen e Trepces, Nuk la rregullore te reja, nuk ka vendime qe e avansojne punen, qka ka vetem largime e shkarkime. Te gjithe udheheqesit e njesiteve jane u.d ( te degjushem dhe shantazhueshem) zyrtari kryesor financiar eshte u.d, sekretari eshte u.d , Person pa integritet profesional dhe juridik. Albani e vendosi vetem per te realizuar misionin e ti Kryeminister, te lutem; per Trepcen emero bord profesional ( pa Alban Krasniqin) qe takimet ti mbajne ne Mitrovice, gjate orarit te punes,qe vendimet per udheqesit te njesiteve te jene profesional, te amandamentohet ligji per Trepcen dhe definitivisht ; ne Bord dhe ekzekutiv njerez profesional dhe nga regjioni!

JU REKOMANDOJMË