Importi i energjisë nuk ndalet as në fundjavë, mbi 2.5 milionë euro shpenzime për katër ditë

Publikuar më:

Ndërsa dita e diel për shumicën e qytetarëve është ditë pushimi, tregu energjetik në Kosovë vazhdon aktivitetin pa ndërprerje.

Sipas të dhënave, edhe operatorët në këtë sektor, përfshirë kompaninë ETMT Energy dhe përfaqësuesin e saj Marin Gjonaj, vijojnë kalkulimet në një treg që po prodhon kosto të konsiderueshme për vendin.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, për importin e energjisë elektrike janë shpenzuar 645,050.25 euro. Ndërkohë, në një periudhë prej katër ditësh, shuma totale e shpenzuar arrin në 2,558,001.81 euro, ka shkruar Ermal Panduri

Këto shifra reflektojnë barrën financiare që bie mbi qytetarët, në një kohë kur importi i energjisë mbetet i domosdoshëm për mbulimin e kërkesës në vend.

JU REKOMANDOJMË