Nis hetimi për një vdekje në Mitrovicën e Jugut

Publikuar më:

Sot rreth orës 05:30, Policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën “Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete një person i gjinisë mashkullore, rreth 48-vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar, ka bërë të ditur Avni Zahiti për “Jepi zë”.

JU REKOMANDOJMË