Një incident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Sekiraçë të Podujevës, ku një mosmarrëveshje në trafik ka përfunduar me sulm fizik mes dy personave.
Sipas raportit, i dyshuari ka sulmuar viktimën, pjesëtar i Policisë së Kosovës, duke shkaktuar një përleshje mes tyre.
Të dy palët kanë marrë tretman mjekësor për lëndimet që kanë pësuar gjatë incidentit.





