Rrahmani: Në “republikën sociale” të Kurtit, bankat drejt 200 milionë euro fitim

Publikuar më:

Deputeti Eman Rrahmani ka kritikuar qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar se fitimet e bankave në Kosovë kanë shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit, ndërsa qytetarët, sipas tij, po përballen me kredi më të shtrenjta dhe norma të larta interesi.

Sipas Rrahmanit, në vitin 2020 bankat në Kosovë realizuan rreth 75 milionë euro fitim, ndërsa në vitin 2021 ky fitim u rrit në 117.5 milionë euro. Rritja vazhdoi edhe në vitin 2022 me 140 milionë euro, në vitin 2023 me 158 milionë euro, ndërsa në vitin 2024 fitimet e bankave, sipas tij, kanë kaluar mbi 180 milionë euro. Deputeti thekson se, krahasuar me vitin 2020, vetëm në vitin 2024 bankat kanë fituar mbi 105 milionë euro më shumë.

Ai paralajmëron se me këtë trend, gjatë vitit 2025 fitimet e sektorit bankar pritet të kalojnë 200 milionë euro.

Rrahmani vlerëson se kjo rritje e fitimeve, sipas tij, është shoqëruar me pasoja për qytetarët dhe bizneset, duke përmendur kreditë më të shtrenjta, norma të larta të interesit, presion mbi familjet dhe vështirësi për mbijetesën e bizneseve të vogla.

Në reagimin e tij, deputeti përdor tone kritike ndaj qeverisë, duke ironizuar se qytetarët po jetojnë në një “republikë sociale” dhe “autoritare”, ku, sipas tij, pushteti është i përqendruar në një dorë të vetme.

JU REKOMANDOJMË