Nënshkruhet aneks-marrëveshja për 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë nënshkruar një aneks-marrëveshje për investim prej 1 milion eurosh në projektin e Parkut Industrial në Mitrovicë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Faton Peci, i cili theksoi se marrëveshja pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal.

Sipas tij, investimi lidhet me ndërtimin e Eko-Parkut Industrial në zonën industriale në Frashër, projekt që synon të realizohet sipas standardeve evropiane dhe të krijojë kushte më të favorshme për bizneset në qytet.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Mitrovicë ishte e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila.

“Një hap shumë i rëndësishëm u bë sot me nënshkrimin e aneks-marrëveshjes mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me impakt direkt në zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka deklaruar Peci.

Ai shtoi se krijimi i kushteve më të mira për bizneset mbetet një nga bazat kryesore për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË