Tenderi për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të Shalës së Bajgorës, i cili fillimisht u raportua si i anuluar, tashmë rezulton vetëm i pezulluar pas ankesës së një operatori ekonomik.
Investimi, me vlerë 3,290,666 euro, i shpallur nga qeverisja e kaluar e kryetarit Bedri Hamza ishte planifikuar të realizohej me mbështetjen e MMPHI dhe synonte përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e Shalës së Bajgorës.
Dokumenti për anulimin e tenderit i datës 10.02.2026.

Ankesa e kompanisë “DioBEs” dhe “Eurokos”




Pas kësaj ankese, Komuna e Mitrovicës ka kthyer përgjigjen e saj duke arsyetuar vendimin për anulim të tenderit, për të cilin kishte shkruar edhe “Jepi zë” (LINKU).
Përgjegjja nga Komuna për kompaninë tenderuese:




Bëhet fjalë për një investim prej mbi 3 milionë eurosh, i bashkëfinancuar nga MMPHI, projekt i nisur në kohën e qeverisjes së kaluar të kryetarit Bedri Hamza dhe që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e Shalës së Bajgorës.
Sipas dokumenteve zyrtare nga Komuna e Mitrovicës së Jugut, procedura e prokurimit për projektin që përfshin fshatrat Bajgorë, Rashan, Tërstenë, Kutllovc dhe Vllahi është ndalur përkohësisht deri në shqyrtimin e ankesës në Organin Shqyrtues të Prokurimit
Por sot me datë 23.02.2026 një vendim të ri që procedura e tenderimit ka shkuar në rishqyrtim në OSHP.

Pezullimi i tenderit krijon paqartësi për fatin e projektit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas shqyrtimit të ankesës. Deri atëherë, banorët e zonës mbeten në pritje të nisjes së punimeve të paralajmëruara prej kohësh.
Kujtojmë se kompania “Eurokos” është edhe kompania që kishte fituar tenderin e nderimit të urave mbi lumin Iber me procedurë të negociuar por edhe tenderë tjerë nga Qeveria e Kosovës.






