Prishja e koalicionit me LDK-në, ka bërë që qeverisja e Faton Pecit të mos ketë numrat e nevojshëm në asamblenë komunale.
Ani pse i ka dy vota të LDK-së, dy i mungojnë, kështu që erdhi nevoja edhe për një votë, shkruan “Jepi zë”.
Këtë ia ofroi Gjergj Beka i AKR-së, duke bërë marrëveshje për koalicion. Si rezultat i kësaj, Gani Rrustemi është emëruar drejtor komune.
Ai ka marrë drejtimin e Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim, Turizëm dhe Integrime Evropiane.







