Avni Zogiani që ishte paguar nga taskat e mitrovicasve si këshilltar i Agim Bahtirit dhe ndalonte ndertimin ures tek Liqeni për shkak demimit të “ekosostemit” në kohen e qeverisjes se Bedri Hamzes, duket se është hatruar me Kurtin.
Ish-zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, i cili deri më tani të vetmen punë që është parë të merrej është me “frizurat” e të tjerëve, për çka e tallte kandidatin e AAK-së për deputet Sali Rexhaj, s’do jetë ministër i Arsimit.
Ndonëse vitin e kaluar ishte propozuar për ministër të Arsimit dy herë, nga Albin Kurti dhe Glauk Konjufca e njëjta nuk ndodhi edhe në prezantimin e kabinetit të djeshëm.
Kurti dje në Kuvend ka treguar se ministër i Arsimit do të jetë Hajrullah Çeku, për çka si duket edhe i ka ngelur pak hatri në kryeministrin.
Zoigiani ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen në postin e kryeparlamentares.
“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani i cili nuk e ka uruar Albin Kurtin për mandatin e ri.







