Fan klubi zyrtar i FC Barcelona në Kosovë, Penya Kosovar del FC Barcelona, për herë të dytë do të marr pjesë turneun MIC Football 2026 (Mediterranean International Cup) – një nga ngjarjet më prestigjioze globale për futbollin e moshave të reja, që do të zhvillohet në Costa Brava (Spanjë) nga 31 marsi deri më 05 prill 2026. Më 2025, PKFCB përfaqësoi Kosovën për herë të parë në këtë turne me grupmoshën U12, duke kaluar fazën e grupeve dhe u kualifikua në 1/16 e finales. Për MIC 2026, PKFCB sërish është pranuar me ekipin e grupmoshës U12 (fëmijët e lindur pas 1 janarit 2014), me përzgjedhje në bashkëpunim me disa shkolla futbolli.
MIC Football është turne elitar ndërkombëtar për grupmoshat U12–U19, ku vetëm më 2025 morën pjesë mbi 9,000 lojtarë, 444 ekipe dhe 54 shtete nga të gjithë kontentet. Ai njihet si platformë e rëndësishme e promovimit për talentet e rinj, ku kanë kaluar yje botërorë si Lionel







