Bashkëshortja e ambasadorit William Walker dje ka pasur një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës së saj në qytetin e Vitisë.
Ajo u trajtua menjëherë nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Drejtoresha e QKMF-së në Viti, Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.
Siç raportojnë mediat lokale, reagimi i shpejtë dhe profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti ka qenë kyç për menaxhimin e situatës dhe trajtimin me sukses të saj.
Me këtë rast, ambasadori Walker ka falënderuar stafin mjekësor për intervenimin e tyre profesional







