Aksion i madh i Prokurorisë dhe Policisë në disa qytete: Cak janë 40 persona, dëmi 1 milion euro

Publikuar më:

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit janë duke realizuar një aksion të madh në disa qytete të Kosovës.

Burime të afërta me hetimet i kanë thënë “Betimit për Drejtësi” se vlera e dëmit arrin shumën mbi 1 milion euro.

Cak i këtij aksioni nga Prokuroria Themelore në Prizren janë mbi 40 persona.

Ndërsa viktima të sjelljes së tyre dyshohet të jetë një organizatë.

JU REKOMANDOJMË