“Hajde diaspora”: Mirena bëri thirrje për kthim, shkollim dhe bartje biznesesh në Kosovë

Publikuar më:

Analisti Ilir Mirena në vitin 2021 kishte bërë një thirrje publike ndaj diasporës shqiptare për t’u kthyer në Kosovë, duke theksuar se vendi ofronte kushte dhe arsye të mjaftueshme për këtë hap.

Në një postim të publikuar vite më parë në rrjetet sociale, Mirena kishte ftuar mërgimtarët që t’i regjistronin fëmijët e tyre në shkollat e Kosovës që nga muaji shtator, të kërkonin punë në vend dhe të përfitonin nga ndihmat sociale të ofruara nga Qeveria Kurti.
Ai kishte bërë thirrje edhe për bizneset e diasporës që të bartnin aktivitetin e tyre në Kosovë, duke vlerësuar se klima politike dhe ekonomike krijonte mundësi për kthim dhe investime.
Sipas Mirenës, në atë kohë nuk kishte arsye që diaspora të mos kthehej në Kosovë, duke shtuar se ankesat e mëvonshme nuk do të ishin të justifikuara.

JU REKOMANDOJMË