Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mitrovicë të Jugut, ku një person është gjetur pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Shukri Peci, rreth 64 vjeç, i cili u gjet i pajetë në rrugën “Miran Hajra”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.
Rrethanat e ngjarjes po hetohen nga organet kompetente.







