Analisti për Albinin: Shkon e ua puthë dorën, Kurti po xhiron seriale turke

Publikuar më:

Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë. Kjo temë, por edhe të tjera me shumë rëndësi siç janë rritja e çmimeve dhe energjisë elektrike ishin temat që po prekin qytetarët.

Analisti Armend Demaku, pati kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Demaku në “Ora 7” tha se Kurti asnjëherë nuk i ka fituar zgjedhjet me program.

“Programi i vetëm i zotit Kurti, ka qenë të fyjë, të akuzohet dhe viktimizohet. Sot është duke e fyer inteligjencën e qytetarit të rëndomtë të Republikës së Kosovës, duke xhiruar seriale turke. Shkon i takon disa njerëz të moshuar, e prek sentimentin qytetar. Shkon ua puth dorën, i merr afër vetës”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se që gjashtë vite Albin Kurti s’ka punuar asgjë.

JU REKOMANDOJMË