Koleksionuesi i lëvrimeve nga lufta, Esat Shala, ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i një teatri-muze, i cili synon të dokumentojë krimet serbe gjatë luftës në Kosovë. Ky projekt, i titulluar “The Vault of Testimony” – “Kasaforta e dëshmive”, ka për qëllim ruajtjen dhe prezantimin e dëshmive historike për brezat e ardhshëm.
Sipas Shalës, punimet kanë filluar me përgatitjen e terrenit, proces që po realizohet në mënyrë vullnetare nga Shendrit Bujupi nga Arllati, i cili pritet ta përfundojë këtë fazë brenda ditës së nesërme. Më pas, do të vazhdohet me përgatitjen e pllakës, e cila pritet të përfundojë brenda kësaj jave.
Shala ka ftuar të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar se çdo kontribut, sado i vogël, do të lërë gjurmë të rëndësishme në historinë e Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se përmes bashkëpunimit dhe vullnetit të përbashkët, ky projekt me vlerë të madhe historike do të realizohet me sukses.




