Kryeministri në ikje Albin Kurti sërish u kthye në versionin e vjetër të akuzave ndaj ish-opozitës ani pse ditëve të fundit u komplimentua fort VV’ja që ka “ndryshuar”. Në takim me mërgatën ai sërish është ka shpërthyer me akuza ndaj ish-opozitës për vjedhje teksa shton se atmosfera “intoksikuar me inate e xhelozi”.
Tutje flet diçka edhe për “privilegje” dhe Terminale Doganore, por që asnjëherë s’ka folur për aferat e partisë së tij të cilat janë përhapur e ku në një nga to edhe është thirr nga Prokurori vet Kurti për të dëshmuar, e që është rasti i Rezervave Shtetërore nga Rozeta Hajdari, ku kryeministri në ikje refuzoi për të dëshmuar.
“Atmosfera politike është intoksikuar me inate e xhelozi, e në anën tjetër janë edhe interesa të mëdha financiare. 11 Terminale Doganore ka pasur Kosova prej se është shpallur e pavarur. Ne e kemi gjetur vetëm një t’shtetit. Disa njerëz i kanë humbur privilegjet, disa të tjerë financat e padrejta.”, u shpreh Kurti.
Por s’është vetëm rasti i famshëm i Rozeta Hajdarit. Lajmi mori dhenë edhe për Faton Pecin Fitore Pacollin, Artane Rizvanollin që janë vetëm disa që u përmendën për skandale me tendere për një mandat qeverisës së Kurtit.
Ndërkaq edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar një raport të ri mbi integritetin e listave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, ku del se Lëvizja Vetëvendosje ka 13 kandidat për pozita në Kuvendin e Kosovës që kanë aktakuzë.







