Si shpenzoi Xhafer Tahiri 42.865 euro për një veturë me qira për 3 vite, dalin dokumentet

Publikuar më:

Komuna e Vushtrrisë, e qeverisur nga Xhafer Tahiri, kishte lidhur aneks kontratë me “Mercom Company” Sh.P.K, për marrjan me qira të një automjetit në vlerë prej 32.865.36 euro, kompani kjo nga Prishtina.

Lënda e kontratës kishte të bënte me “Shfrytëzimin afatgjatë të automjeteve me qira, Kategoria III”.

Në këtë aneks kontratë nuk kanë bërë publike datën e përfundimit të kontratës, siç ndodhë në dispozita ligjore të marrveshjës mes palëve.

Duke u bazuar në kërkesat e shumta nga autoritetet Kontraktuese/njësitë kërkuese dhe Udhëzuesit Administrativ 06/2018, kjo kërkesë ishte aprovuar nga Qeveria e Kosovës, konkretisht nga Ministria e Financave me datën 27.03.2018.

Kontrata është lidhur nga Zyrtari përgjegjës i prokurimit, nga Autoriteti Kontraktues, Ekrem Rexha, Zyrtari kryesor Administrativ, nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Behxhet Rukiqi dhe nga menaxheri i kompanisë “Mercom Company” Sh.P.K, Shpat Elahani, ku pas 7 muajve negociata të mbajtura, konkretisht me datën 30.10.2018 pajtohen që të lidhin këtë aneks kontratë vetëm për 1 veturë.

Tek lënda kontraktuese, në faqen e dytë siç dihet është një veturë, e të gjitha dispozitat e tjera mbesin të pandryshuara nga kontrata bazë.
Në kontratë thuhet se ky amandament do të jetë pjesë integrale e kontratës bazë dhe kishte hyrë në fuqi me nënshkrim nga të dy palët me 15.11.2018.

Kjo do të thotë se komuna e Vushtrrisë për 120.000 kilometra për 3 vite ka harxhuar 42.865 euro, që i bie për 7 litra me shumën 10 euro dhe 10.000 litra naftë për 32.865.36 lizing.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.