Policia arreston militantin e Sami Lushtakut për gjuajtjet me armë pas zgjedhjeve në Skenderaj

Publikuar më:

Me datë 17 tetor 2021, rreth orës 21:300, pas përfundimit të zgjedhjeve në sheshin ”Adem Jashari”, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Njësia e hetimeve pas një punë operative hetimore kanë arritur ta identifikojnë automjetin nga i cili dyshohet se me datën 17 tetor 2021 rreth orës 21:30, dhe personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në shenjë feste.

Policia ka arrestuar personin e dyshuar R.N., 55 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe si provë materiale i është sekuestruar një armë e llojit Zastava, një karikator me 5 fishekë.


Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’’ dhe ”Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.