Tani mund të bëheni ushtar i FSK, së shpejti hapet konkursi për 850 persona

Publikuar më:

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të hapet konkursi më i madh i rekrutimit në ushtrinë e Kosovës.

Ai potencoi se do të pranohen rreth 850 rekrutë të rinj.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Mehaj tha se procesi do të jetë tejet transparent dhe profesional.

“Për proceset e kaluara edhe unë kam dëgjuar se ka pasur ankesa, ka pasur dyshime për proceset e rekrutimeve. Unë u them të gjithë të rinjve e të rejave të Republikës së Kosovës, se nën udhëheqjen time do të ketë proces të drejtë, të barabartë, strikt e profesional në çdo rekrutim. Shumë shpejt do të hapet konkursi për rekrutimin më të madh ndonjëherë në Republikën e Kosovës. Do të pranojmë rreth 850 rekrutë të rinj, procesi do të monitorohet nga Kallxo.com, e edhe do të incizohet të gjitha me kamera.

Bordi do të jetë profesional e i paanshëm, për të përzgjedhur më të mirët. Por kam edhe një kërkesë, nëse vëreni anime, jo profesionalizëm, nëse vëreni se dikush favorizon dikë, dërgoni te unë ato informata, e unë iu garantoj se ata nuk kanë vend brenda Ministrisë së Mbrojtjes, për këtë zotohem para juve e para qytetarëve të Kosovës”, tha Mehaj.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.