Të shtëna në aheng familjar në Mitrovicë – 65-vjeçarit i gjendet arma në brez, përfundon në ndalim

Publikuar më:

Një aheng familjar në lagjen “Dardania” të Mitrovicës ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe arrestimin e një personi, pasi nga vendi i ngjarjes u raportuan të shtëna me armë zjarri.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 21 qershor 2025, rreth orës 22:00, kur përmes thirrjes në numrin emergjent 192, qytetarët kanë njoftuar se në një ndejë familjare po përdorej armë zjarri.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku tek Ahmet Rama, 65 vjeçar, i pranishëm në aheng, është gjetur në brez një armë zjarri me një karikator dhe 7 fishekë.

Arma është sekuestruar nga njësia e krim-teknikës, ndërsa i dyshuari është intervistuar nga hetuesit e rastit. Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është urdhëruar inicimi i procedurës penale për veprat: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për këtë rast janë duke vazhduar.

JU REKOMANDOJMË