Një përleshje mes dy të miturve ka përfunduar me therje me thikë në veri të Mitrovicës, mbrëmjen e së dielës. I dyshuari, një 17-vjeçar, është arrestuar nga policia dhe pas procedurave ligjore, gjykata i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.
Sinjali raportoi se rreth orës 23:00, më 15 qershor 2025, në rrugën “Çeta e Minatorëve” në Mitrovicë Veri, qytetarët njoftuan policinë për një rrahje mes dy personave të mitur. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti njërin prej të përfshirëve – D.A., 17 vjeçar – i cili ishte i lënduar në shuplakën e dorës së majtë si pasojë e goditjes me thikë.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar Njësia e Hetimeve dhe Forenzika Rajonale, të cilat kanë kryer eksaminimin e vendit dhe kanë sekuestruar mjetin e përdorur – një thikë.
Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, ndaj të dyshuarit ishte iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor”, dhe ishte dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Sot, më 16 qershor, i dyshuari është nxjerrë para Gjykatës për të Mitur, ku pas mbajtjes së seancës dëgjimore, i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar