Mitrovicasi rrahet nga gruaja, ai e raporton në Polici

Publikuar më:

Policia ka njoftuar se është raportuar për një grua e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Rasti ka ndodhur mesditën e së enjtes në Mitrovicën e Veriut, ka bërë të ditur policia.

Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërkaq me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Veri 16.09.2021-12:35. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.