Kjo është 18 vjeçarja kosovare që u çua e vdekur në spital nga dy persona

Publikuar më:

Një vajzë e moshës 18-vjeçare është dërguar dje pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli itha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli.

Ndërkohë, është publikuar edhe fotografia e viktimës 18 vjeçare.

Lidhur me rastin Prokuroria Themelore në Ferizaj ka konfirmuar se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, me vendim të prokurorit, është ndaluar një person i dyshuar, me inicialet A.S., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari tjetër D.K., që gjendet ende në arrati, dyshohet se për motive të ulëta, ka keqtrajtuar fizikisht tani të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku me ç’rast i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe janë duke punuar rreth zbardhjes së të gjitha rrethanave të ngjarjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.