Arjeta Fejza vlerëson fizioterapeutin Granit Fejza: Ka vendosur Mitrovicën në hartën e sukseseve në fizioterapi

Publikuar më:

 

Kandidatja për deputete, Arjeta Fejza, ka shprehur vlerësimin e saj për fizioterapistin e njohur Granit Fejza, duke e cilësuar atë si një shembull suksesi në Mitrovicë dhe më gjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka theksuar rëndësinë e punës së tij në fushën e fizioterapisë dhe ndikimin që ai ka pasur në komunitet.

“Dita filloi me Granitin. Shembull në punën e tij, ai e ka vënë Mitrovicën në hartën e vendeve me suksese në fizioterapi. Suksese në vazhdimësi!” – ka shkruar ajo.

Ky angazhim i Arjeta Fejzës për të promovuar profesionistët dhe sukseset vendore tregon përkushtimin e saj për të mbështetur zhvillimin e Mitrovicës dhe ngritjen e cilësisë në sektorë të ndryshëm.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.