Aksident i rëndë në autostradë, vdes një person pasi goditet nga vetura

Publikuar më:

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku një person ka humbur jetën pasi është goditur nga një veturë.

Vdekja e tij tashmë është konfirmuar nga ekipi mjekësor, teksa Policia dhe Prokurori i Shtetit ndodhen në vendin e ngjarjes.

Sinjali mëson se viktima është nga Tetova, i cili është përplasur nga një veturë në lëvizje dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Sipas informacioneve të para, vetura e viktimës dhe një veturë tjetër kanë qenë të ndalura në autostradë, ndërsa i ndjeri ka qenë jashtë automjetit kur një automjet tjetër e goditi.

JU REKOMANDOJMË