Një shpërthim i fortë është dëgjuar sonte në orën 00:53 në veri të Mitrovicë.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ishte mjaft i fortë, shkruan “Jepi zë”.
Ende nuk dihet saktësisht çfarë ka shpërthyer, që shkaktoi zhurmë që u dëgjua edhe në jug të Mitrovicës.
Qytetarët e shqetësuar i janë drejtuar “Jepi zë” me pyetje se “çfarë po ndodhë në veri”.
Kujtojmë që shpërthime janë dëgjuar shpesh në Mitrovicë të Veriut që nga acarimi i situatës.






