Është gjetur shëndosh e mirë 30-vjeçari nga Prishtina, i zhdukur tash e tri ditë.
Këtë e bëri të ditur përmes një njoftimi Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim.
“Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet veç tjerash në njoftim.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023.
Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore.






