Djegia e veturave te auto salloni ‘Betimi’ në Vushtrri, dëmi kap vlerën e 130 mijë eurove

Publikuar më:

Mbrëmjen e së shtunës në Vushtrri, në auto sallonin “Betimi”, dikush po dyshohet se ia vuri flakën disa veturave, duke shkaktuar dëm të madh material.

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që nga auto salloni kanë deklaruar se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, në bazë të deklaratës së pronarit, si pasojë e zjarrit janë bërë shkrumb e hi disa vetura dhe dëmi kap vlerën e rreth 130 mijë eurove.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Kanë nisur hetimet lidhur me incidentet e zjarrit, dhe deri tani rasti është inicu dhe po hetohet si zjarrvënie. Hetimet janë duke vazhduar, të shohim se a po del ndonjë element për identifikimin e personit që ka shkaktuar zjarrin”, tha Zahiti.

Ndërsa, nga auto salloni “Betimi” kanë thënë për Sinjalin se dyshojnë se dikush e ka ndezur zjarrin me qëllim, por akoma s’kanë dyshime te ndonjë person i caktuar.

JU REKOMANDOJMË