Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion në qytetin e Prizrenit.
Burime të “Indeksonline” bëjnë të ditur se bëhet fjalë për arrestime të dy personave të përfshirë në kurdisje të ndeshjeve.
Bëhet fjalë për Daut Mehmetin, referi i FIBA-së si dhe një trajner të basketbollit kosovar.
Policia ende nuk ka dal me një qëndrim rreth këtij aksioni.
Mehmeti ishte dënuar përjetësisht nga FIBA para disa javëve për shkak të dyshimeve për kurdisje të ndeshjeve.






