Reagon Trepça pasi iku trajneri turk, këto janë fjalët e klubit

Publikuar më:

Klubi mitrovicas i basketbollit, KB Trepça, ka falenderuar trajneri turk Gençoglu për punën e deritanishme.

Përmes një postimi, klubi ka njoftuar se marrëveshja e dyanshme është ndërprerë, shkruan Jepi zë.

Skuadra tani do të drejtohet nga trajneri i njohur mitrovucas, Ilir Selmani.

Postimi i plotë:

Faleminderit Engin Gençoglu

Klubi i basketbollit Trepça njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Engin Gençoglu.
Skuadrën deri në fund të plejofit e drejton Ilir Selmani, që deri më tani ishte në shtabin teknik.
Klubi e falënderon Gençoglun për kontributin e dhënë në skuadrën tonë. Bashkë kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur në finale të plejofit.
Të gjithë në klub janë të përkushtuar që skuadra të shfaq më të mirën në ndeshjen e nesërme ndaj Pejës.

JU REKOMANDOJMË