Aksident i rëndë në Vushtrri: Vetura godet babain, nënën dhe vajzën e vogël, dërgohen në Emergjencë

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vushtrrisë.

Zëdhënësi i stacionit policor në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për “Jepi zë”, se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona.

Si pasojë e goditjes, tre persona që janë edhe familjarë janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

“Në rrugën “Dëshmorët e Kombit “në Vushtrri, aksident trafiku me të lënduar. Një veturë ka goditur tre këmbësorë. Janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”

Ndryshe, të shpeshta janë aksidentet që ndodhin në këtë rrugë në qytetin e Vushtrrisë./ Jepi zë

JU REKOMANDOJMË