Mitrovicasi shkel urdhrin mbrojtës, i shkon në shtëpi ish bashkëshortes së tij

Publikuar më:

Jo rrallëherë ndodh që burrat të cilët janë ndarë me bashkëshortet e tyre, shkelin urdhrat mbrojtës të lëshuar nga Gjykatat dhe u shkaktojnë frikë e shqetësim ish-grave.

Për pasojë vepra përsëritet e madje me raste përfundon edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Frashër të Mitrovicës, ku një burrë dyshohet se ka shkelur urdhrin e Gjykatës, përmes të cilit i ndalohej t’u afrohet ish bashkëshortes dhe fëmijëve.

Sinjali mëson se 42-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe si rrjedhojë gruaja ka njoftuar Policinë lidhur me ngjarjen.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar në flagrancë të dyshuarin, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mospërfillje e gjykatës’ dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

JU REKOMANDOJMË