LAJMI I FUNDIT: Aksident mes tri veturave në Polac, tetë të lënduar

Publikuar më:

Tetë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të shtunën në fshatin Polac të Skenderajt, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Fsh. Polac, Skenderaj 24.12.2022 – 17:45. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të 3 (tre) veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar 8 (tetë) persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

(foto ilustrim)

JU REKOMANDOJMË