LAJMI I FUNDIT: Sërish shpërthim në Veri

Publikuar më:

Para pak minutash ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës.

Derisa gazetarja e Tëvë1, Florijeta Dernjani po bëhej gati për një lidhje direkte nga Lagjja e Boshnjakëve është dëgjuar një shpërthim, që siç shihet edhe në video i bënë të reagojnë edhe policët të cilët ishin aty afër.

“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla. Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë. Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, deklaroi kështu gazetarja Florjeta Dërnjani.

VIDEO KËTU

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.