Mjekët kosovarë po gjejnë hapësira në Evropë: Kosovari emërohet kryemjek në klinikën e spitalit në Zvicër

Publikuar më:

Mjeku me prejardhje nga Kosova, Dukagjin Krasniqi, tash e tutje kontributin e tij do ta japë si kryemjek në Klinikën Rehabilituese të Spitalit Kantonal të Lucernit në Wolhusen.

Për emërimin e tij në një pozitë kaq të rëndësishme ka njoftuar mjeku kardiolog në Spitalin Kantonal të Lucernit në Zvicër, Florim Cuculi. Ky i fundit është shprehur i kënaqur për rrugëtimin e suksesshëm të kolegut të tij.

Postimi i tij i plotë:

Qe sot Dr Dukagjin Krasniqi eshte emeruar kryemjek ne kliniken e rehabilitimit te Luzerner Kantonsspital ne Wolhusen. Eshte kenaqesi qe Dukagjini e beri kete rrugetim te mbare. Nuk eshte lehte te perparosh ne kete menyre dhe eshte e qarte qe duhet mund dhe sakrifice. Une e kam perkrahur doktorin qe ne fillim dhe eshte bukur kur e shoh qe ia ka vlejte. Ne foto jemi ne janar te vitit 2019 ne Luzern. Urime i dashur dhe e di qe ky nuk eshte suksesi i fundit.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.