E konfirmon Policia: U mbyt një fëmijë i mitur në kanalin e ujit në Mitrovicë

Publikuar më:

Një orë më parë gazeta “Jepi zë” raportoi se një fëmijë dyshohej që është mbytur sot, pasi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ndërsa lajmin e ka konfirmuar për “Jepi zë”edhe zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur).
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se fëmiu- viktima kishe hyrë në kanal për t’u larë!”, ka thënë Zahiti për Jepi zë.

JU REKOMANDOJMË