Një fëmijë dyshohet që është mbytur sot, pasi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Gazeta “Jepi zë” ka marrë vesh nga burime të saj brenda institucioneve të sigurisë, se rasti ka ndodhur para rreth një ore.
Siç mëson gazeta edhe nga dëshmitarët, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku edhe kalon ky kanal.
Rastin për “Jepi zë” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Kujtojmë që kanali i Ibër-Lepencit kalon nëpër shumë fshatra të Mitrovicë dhe është tërësisht i zbuluar.






