Mitrovicasi e rrah gruan e bën për spital – ajo e denoncon në Polici

Publikuar më:

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në stacionin policor në Mitrovicë nga një grua e cila e ka denoncuar bashkëshortin e sa.

Burimet e sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se 46-vjeçarja ka deklaruar para hetuesve policorë se burri i saj A.G., 50-vjeçar e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me shuplaka dhe grushte, për çka ka marrë tretman mjekësor.

Sipas të njëjtave burime, gruaja ka thënë se u sulmua nga bashkëshorti pa asnjë arsye, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pas denoncimit të rastit, njësia e hetimeve është vënë në lëvizje, ku është shoqëruar i dyshuari, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në strehimore.

JU REKOMANDOJMË