Një foshnje është gjetur pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Sot, rreth orës 18:00, është pranuar informata për një foshnje pa shenja jete në fshatin Ballovc të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin, policia ka iniciuar një rast hetimi mbi vdekjen”, është shprehur Ahmeti për KlanKosova.
Ahmeti shtoi se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa hetuesit janë duke punuar në ndriçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







