Dyshohet se hajnat kanë plaçkitur një pompë të derivateve në Mitrovicë

Publikuar më:

Para pak çastesh dyshohet se disa hajna kanë plaçkitur një pompë të derivateve.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë “Jepi zë” se dyshohet që pompa në Zhabar u bë cak i hajnave.

Ata dëshmitarë kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty duken edhe Policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

Deri tash nuk dihet nëse hajnat arritën të marrin para dhe sa është shuma e tyre.

Sidoqoftë, duhet theksuar se javë e fundit janë rralluar plaçkitjet, pas një periudhe kur ishin bërë të zakonshme.

JU REKOMANDOJMË