Aksident i rëndë në Shupkovc, dyshohet se vetura e Policisë u fut në rrugë njëkahëshe dhe goditi autobusin

Publikuar më:

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc të Mitrovicës, ku janë ndeshur një veturë Policie dhe autobusi.

Ende nuk dihet për të lënduar, mirëpo dëshmitarët i kanë thënë “Jepi zë” se goditja ishte e fortë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazeta, vetura e Policisë është dëmtuar në masë të madhe.

E sipas dëshmitarëve, ka dyshime që vetura e Policisë është futur në rrugën njëkahëshe, për çka u ndesh me një autobus.

Ata thonë se aksidenti ka ndodhur në kyçjen nga rruga që vije nga tuneli për të dalë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË