69-shi Fatbardh Rexha viziton fabrikën “Fibello”: Mbështesim bizneset që e forcojnë ekonominë e Kosovës

Publikuar më:

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fatbardh Rexha, ka vizituar fabrikën e prodhimit të ëmbëlsirave “Fibello”, duke vlerësuar standardet e larta prodhuese dhe përkushtimin ndaj punëtorëve.

“Me standarde të larta prodhuese, kushte të mira për punëtorë dhe produkte të shijshme, fabrika Fibello pasqyron vullnetin e madh për punë dhe strategjinë e duhur të të bërit biznes,” theksoi Rexha.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e treguar dhe shtoi se përmes bashkëpunimit, Kosova mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë.

JU REKOMANDOJMË