3 nxënës i zë rryma në një shkollë në Mitrovicë, u dërguan në spital

Publikuar më:

Tre nxënës të klasës së 7-të dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën gjatë mesditës së sotme.

Ata janë dërguar në Emergjencë për kontrolle, e më pas janë liruar për në shtëpi, shkruan “Jepi zë”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka thënë se ka nisur hetim për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkohë, “Jepi zë” merr vesh se nxënësit i takonin klasës së shtatët të shkollës “Eqrem Çabej”.

Nga hetimet fillestare, dyshohet se nxënësit ranë në kontakt me rrymën nga një derë metalike, e cila mund të ketë marrë masë.

Deri tash shkolla dhe Komuna e Mitrovicës nuk kanë dhënë ndonjë sqarim.

JU REKOMANDOJMË