Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, procedura e kolonoskopisë realizohet me sukses, duke ofruar një shërbim diagnostik dhe terapeutik të standardeve bashkëkohore.
Kjo procedurë kryhet nga një ekip i kualifikuar gastroenterologësh dhe kirurgësh, të cilët kujdesen për pacientin në çdo hap.
Kolonoskopia është një ekzaminim mjekësor që lejon mjekun të shikojë brendësinë e zorrës së trashë (kolonit) dhe rektumit.
Gjatë vitit 2025, janë kryer 263 Kolonoskopi.
Përmes një pajisjeje të hollë dhe fleksibile të pajisur me kamerë (kolonoskop), ekipi mjekësor identifikon çdo ndryshim apo anomali në traktin digjestiv.
Rëndësia e këtij ekzaminimi është jetike për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të sëmundjeve.
Përmes kësaj procedure, mjekët zbulojnë kancerin e hershëm kolorektal, në fazat fillestare kur mjekimi është më efektiv.
Po ashtu, gjatë procedurës, mjekët mund të heqin polipet (rritje të vogla indesh) para se ato të shndërrohen në kancer, të diagnostikojnë inflamacionet dhe të identifikojnë sëmundjet inflamatore të zorrëve, si dhe të gjejnë shkakun e gjakderdhjes rektale apo dhimbjeve kronike abdominale.







