2 tifozë të arrestuar pasi ju gjetën armë pas ndeshjes Trepça-Prishtina, një tjetër u kap me drogë

Publikuar më:

Pak më herët u raportua se është kapur me armë ilegale pas ndeshjes së finales së Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet KB Trepça kundër KB Sigal Prishtina.

I dyshuari u shoqërua në stacion policor, ndërsa arma u sekuestrua.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për Sinjalin se bëhet fjalë për dy tifozë që janë kapur me armë ilegale dhe me vendim të prokurorit, që të dy janë dërguar në mbajtje.

Sipas informacioneve, pos këtij rasti, edhe një tifoz tjetër është kapur me substanca narkotike dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

JU REKOMANDOJMË