SHSKUK ka hapur 300 vende të lira pune: Në Spitalin e Mitrovicës kërkohen kaq punëtorë

Publikuar më:

Këtë e ka konfirmuar drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, i cili ka thënë se numri në total i tyre do të jetë afër 300, ndërsa 80 prej tyre do të jenë specialistë të profileve të ndryshme.

“Janë 300 e diçka profesionistë të llojeve të ndryshme. Në mos gaboj sepse nuk jam marrë drejtpërdrejtë, janë dikund mbi 80 specialistë të profileve të ndryshme, ka mjaftë infermierë, ka pak staf mbështetës i cili patjetër që është dashur me u forcu por në anën tjetër nuk do të jetë konkursi i fundit, ky është vetëm një fillim ku ne presim që ta stabilizojmë situatën me këtë numër të punëtorëve dhe pastaj të planifikojmë në mënyrë të mirëfilltë që për çdo dalje në pension, paraprakisht të hapet konkursi, të pranohet personi tamam në kohën e pensionimit ose të largimit nga puna të personit tjetër”, ka thënë Azizi.

Në mesin e tyre e tyre figuron edhe Spitali i Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”, shkruan Jepi zë.

Në konkurs kërkohen infermier dhe laborant me shkolle fillore dhe kjo po konsiderohet si absurde për shkak të licensimit dhe përgatitjes profesionale sepse vetëm me shkollim të ulët nuk është i preferuar.

JU REKOMANDOJMË