U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet një serb në Zveçan

Publikuar më:

Një person (serb) është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ia jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej alkool-testi pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20, në Zveçan.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport

JU REKOMANDOJMË