Zyrtare: Vendos Ministria, e diela bëhet ditë pune në Mitrovicë

Publikuar më:

Pasi janë bërë thuajse 2 vjet që e diela në Mitrovicë është pushim, nga kjo javë ajo do të jetë zyrtarisht ditë pune.


Kështu ka konfirmuar Ministria e Pushtetit Lokal, e cila ministri u pyet nga organet komunale për ligjshmërinë e vendimit të nxjerrë nga Kuvendi Komuna.

“Jepi zë” ka siguruar dokumentin ku konfirmuar se Ministria ka thënë se vendimi i nxjerrë nga Kuvendi është i ligjshëm dhe e diela do të jetë ditë pune.

Sipas dokumentit, vendimi është në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi, duke i dhënë të drejtë opozitës që rrëzoi vendimin e zyrës së kryetarit Agim Bahtiri.

Sidoqoftë, për këtë çështje u përplasën mjaft shumë pozita dhe opozita, e madje Bahtiri tha se “koalicioni PDK-LDK” po ua shkelin të drejtat punëtorëve për një interes të vogël.

JU REKOMANDOJMË